Mbetjet në Tiranë, të hidhen me orar?!

Milieukontakt

Nga: Milieukontakt

Çdo ditë në rrugët periferike të Tiranës, por jo vetëm qytetasit shohin kontenierë të tejmbushur. Të gjithë e njohim këtë fakt, por jo të gjithë e dimë se ende në zona të caktuar mbeturinat shtëpiake apo edhe ato të bizneseve i nxjerrin me karroca dore, kova shumë litroshe.

Continue reading

Menaxhimi i mbetjeve, në fokus të Bashkisë Finiq

47

Nga: Vasilika Ifandi, AJMMI

Menaxhimi i mbetjeve urbane është një nga problematikat gjithëvjetore që preokupon Bashkitë e JP të Shqipërisë të cilat kanë jo pak asete turistike. Kjo u kostantua së fundi edhe në Bashkinë e Finiqit gjatë tryezës mjedisore organizuar së fundi nga AJMMI, pjesë e grupimit mjedisor ECIM në kuadër të projektit : “Monitorim i zbatimit të politikave mjedisore në bashkitë JP të Shqipërisë me fokus menaxhimin e mbetjeve në zonat rurale”, mbështetur nga REC Shqipëri si pjesë e programit SENiOR II, financuar nga qeveria Suedeze. Pavarësisht se mungojnë planet e mirëfillta të një zhvillimi të qëndrueshëm, duket se janë hedhur disa hapa për përpjekje të reja me synimin për përmirësimin e disa standardeve. Nëse do të ndalemi në Bashkinë e Finiqit, vështirësive për menaxhimin e mbetjeve u shtohet edhe një territor mjaft i gjerë, rreth 60 fshatra dhe një terren mjaft i thyer. Sipas z. Gjergji Mano, përgjegjës i zyrës së Programim – Zhvillimit, Turizmit dhe Projekteve me BE: “menaxhimi i mbetjeve merr një rëndësi të dorës së parë në Bashkinë e Finiqit e cila ka pjesë përbërëse edhe Parkun Natyror të Syrit të kaltër, qytetin antik të Foinikës, Manastirin e Mesopotamit etj.”

Continue reading

I dashur kryeministër!

SEEP mbetjet1

Sezoni turistik në Vlorë vazhdon edhe në këto ditë të Shtatorit dhe të gjithë shpresojmë se ky sezon do të zgjasë më tepër se në vitet e mëparshme.

Konkluzionet e deritanishme u përmenden dy ditë më parë nga Kryeministri Rama në një takim të hapur në Vlorë, ku shoqërohej edhe nga Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Klosi. Kryeministri u shpreh se ky sezon turistik ishte më i suksesshmi dhe me i pastërti.

Continue reading

Përmet, qyteti ku mbetjet urbane pastrohen si 50 vite më parë

foto_ permeti mbetjet

Nga: Bujana Xhindoli, Milieukontakt

Qyteti i Përmetit, pjesë e qarkut të Gjirokastrës, përveç vlerave natyrore dhe të mirave turistike,  duket se ende has vështirësi përsa i përket menaxhimit të mbetjeve urbane. Bashkia Përmet ofron shërbimin e largimit të mbetjeve jo vetëm për këtë qytet, por edhe për Njësinë Administrative Piskovë dhe Petran. Vetë bashkia e këtij qyteti duhet të mbulojë shërbimin e pastrimit dhe largimit të mbetjeve urbane drejt venddepozitimit për 10.000 banorë të qytetit dhe 2500 të banorëve që jetojnë në fshat; jo të gjithë fshatrat mbulohen nga shërbimi i pastrimit. Continue reading

Sheshet e ndërtimeve si vend-depozitimi për inertet urbane

AJMMI

Nga: Sofokli Mekshi

Në përditshmërinë e punës së AJMMI-t (Agjencia e Mjedisit, Medias dhe Informacionit) për monitorimin e menaxhimit të mbetjeve urbane në bashkitë JP të rajonit të Sarandës, ndeshesh shpesh me një dukuri sa të dëmshme po aq edhe të shëmtuar për hapësirat turistike të zonës! Shumë qytetarë apo banorë të periferisë e kanë bërë zakon që mbetjet e ngurta të dala nga rikostruksioni i banesave vetiake apo edhe ndërtesave tregtare, t’i hedhin vend e pavend! Do t’i gjesh të hedhura pranë kontenierëve të mbetjeve urbane, por edhe jashtë portës së banesave, sa nëpër anët e pallateve po aq edhe nëpër sheshet-bosh të ndërtimit. Kështu, shume pronarë trojesh, pasi kanë bërë sheshimin e vendit të blerë apo të trashëguar, i kanë “braktisur” ato duke krijuar truall të favorshëm për firmat dhe skuadrat e ndërtimit, që mbetjet e ngurta t’i derdhin aty.

Continue reading

Odisea e anijes franceze “Energy Observer”

Odisea 4

Nga: Sofokli Mekshi, AJMMI

Pas portit të Venecias- Itali dhe ishullit të Mikonos- Greqi, ndalesa e radhës e anijes franceze “Energy Observer” ishte Gjiri Detar i Sarandës, në këto ditë fund qershori. Pothuaj 48 orë ishte koha e qëndrimit në Port, e kësaj mrekullie inxhinierike. Stafi i Agjencisë AJMMI dhe grupi i mediave lokale, ishin vizitorët e parë që shkelën në Bordin e anijes. Gjithçka ishte e pastër dhe ekologjike.

Continue reading