Intervista/ Specialisti Ahmet Mehmeti: Inceneratori nuk e zgjidh problemin e menaxhimit të mbetjeve

jjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjj.png

“Sot ky incenerator mbledh vetëm mbetje të Bashkisë së Elbasanit, tani për tani fshatrat i hedhin ku të munden. I lënë në mëshirë të fatit. Nuk ka rregull që të hedhin mbetje”

Inceneratorët janë një problem shumë i madh që po përhapen me shpejtësi në Shqipëri. Deri tani Shqipëria numëron një impiant djegieje të ndërtuar dhe disa të tjerë në proces. Për në Elbasan ka shumë probleme dhe shumë enigma se si ky incenerator punon. Sipas ekspertëve  inceneratorët nuk janë një politikë e zhvillimit të qëndrueshëm, pasi për 5 apo 7 vite  do të dalin nga përdorimi, pasi teknologjia që përdoret nuk do të lejohet më, kjo për arsye se në botë është hequr me kohë nuk është në standardet e Bashkimit Evropian. Në lidhje me çështjen e inceneratorëve kemi zhvilluar një bisedë telefonike me specialistin e mjedisit dhe Kryetarin e Klubit Ekologjik, Ahmet Mehmeti, i cili na tregon disa të vërteta për incentarorin e Elbasanit.

A ndahen plastikët për riciklim, ai merr kompania e riciklimit plastikët, a seleksionohen? Inceneratori i merr mbetjet nga ndërmarrja e Elbasanit apo është vetë si ndërmarrje që i mbledh?

Ka një ndërmarrje për problemin e mbetjeve. Më duket është me kontraktuar me tender. Qeveria i jep lekë një ndërmarrje për grumbullimin e mbetjeve, por nga  tjetër ajo financon dhe inceneratorin. Kostoja është shumë e lartë. Por shumë e lartë dhe në vendet tre tjera e krahasuar me landfillet dhe me riciklimin e mbetjeve.

Nga inceratori pretendohet se aty ka ndarje të mbetjeve?

Po të bëj një sqarim, e keqja e madhe është se nuk ka transparencë për shoqërinë civile. Nuk jepet asnjë informacion, nuk lejohet që të vizitohet. Kam vizituar në kohën që po ndërtohej. Tani duhet një leje e posaçme  për tu futur, dhe kur tu dojë qejfi atyre.

Një njeri i besuar brenda në landfill më ka thënë se çfarë shkon nga  mbetjet ashtu siç janë  pa bërë asnjë seleksionim. Merren me një herë futen dhe digjen. Atje digjet i njomi me të thatin. Digjen plastikat me temperatura që nuk janë të përshtatshme. Kështu siç bëhet atje nesh nuk zbatohet temperatura port ë mos pasur  ndotje.  Po të jetë për mua e para fare dhe prioritet dhe prioritet duhet të jetë riciklimi. Riciklimi i jep fund çfarë do lloj dileme për mbajtjen pastër të mjedisit.

Hiri që del nga djegia, ku depozitohet?

Si rregull duhet të depozitohet në vende të caktuara larg ujërave që të mos ketë ndikim. Edhe këtë nuk e dimë fare, pasi kur kam pyetur një person përgjegjës në incenerator, nuk më ka thënë asnjë përgjigje.

Vendi ku është vendosur është një gropë anës lumit. Nuk është monitoruar siç duhet, nëse atje ka rrjedhje  nga vendi ku janë depozituar mbetjet e dhjetëra viteve. Që ishin tek fusha e vjetër Atje ata kanë bërë një vend ku i hedhin edhe herë pas here atje del erë e keqe dhe marrin masa duke mbyllur dritaret. Nuk dihen shumë gjëra, pasi nuk lejohet që të vizitohet. Si pjesë e Këshillit Bashkiak të Elbasanit, kemi kërkuar një vizitë por ende nuk është marrë asnjë përgjigje. Mbajtja sekret e punës, ka vet rrezik pasi ndalon publikun të monitoroj.

Ndërmarrja që mbledh mbetjet, ka dhe detyrim që të mbledh edhe në fshatra?

Sot ky incenerator mbledh vetëm mbetje të Bashkisë së Elbasanit, tani për tani fshatrat i hedhin ku të munden. I lënë në mëshirë të fatit. Nuk ka rregull që të hedhin mbetje. Ky incenerator djeg vetëm mbetjet e qytetit të Elbasanit, nuk i sjell as Peqini dhe as cërriku.  Në të ardhmen mund dhe duhet ti sjellin në këtë incenerator dhe këto qytete, që të ketë një menaxhim më të mirë të mbetjeve.

……………………………………………………

 

Agron Lamko: Mbetjet nuk duhet të digjen, duhet të riciklohen

Incenearorët janë me pasoja për ekonominë dhe për mjedisin dhe në botë sot nuk përdorën më. Edhe pse teknologjia është përmirësuar, sërish dëmet janë të pranishme. E mira e inceneratorëve është vetëm kur futen teknologji shumë të larta dhe djegia në temperatura të larta dhe me rendiment të mirë në prodhimin e energjisë. Sipas tij plehrat nuk janë mbetje për tu groposur dhe as për tu djegur, djegia e tyre është gjëja e fundit që mund të bëhet. Mbetjet duhet që të riciklohen dhe kjo fillon që nga ndarja në burim.

 

I djegin ne kushte të këqija dhe kjo ndikon në shëndetin e njeriut.

Shteti paguan ndërmarrjen që ka fituar për grumbullimin e mbetjeve, kjo ja çon inceneratorit, paguan prapë shteti inceneratorin.

Nuk lejohet të shikohet inceneratori i Elbasanit nga anëtarët e Këshillit Bashkiak.

Është furrë me një furrë, teknologji e vjetër, djegie në temperaturë 900 gradë. Hirat hidhen në rrugë, sipërfaqësore, ndërkohë që duhet të jenë nëntokësore.

Këto mbetje nuk përdoren në bujqësi për pleh, ato janë mbetje të një qyteti industrial. Plehu behën kur seleksionohet lënda organike. Hira ka metale të rënda sepse përqendrohet nga djegia.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s