Ku po shkojmë me inceneratorët? Ku është plani për menaxhimin e integruar të mbetjeve?

impiant-el

A e zgjidhin problemin mjedisor dhe menaxhimin e mbetjeve inceneratoret apo pas 5 vjetësh ato do të dalin jashtë përdorimit?

Anesti Barjamemaj, Ekolëvizja

Mbetjet në vendin tonë janë një problem shumë i madh për mjedisin dhe ekonominë, pasi menaxhimi i tyre është ende me teknologji të vjetër dhe nuk ka fonde të mjaftueshme. Në Shqipëri mbetjet në përgjithësi vetëm grumbullohen në sheshe jashtë qytetit, vetëm 3 qytete i groposin në landfille. Së fundmi ka filluar djegia e tyre. Qeveria ka nisur një politikë pro inceneratorëve duke miratuar ndërtimin e 4 të tillëve. Por sipas specialistëve në vendet e zhvilluara,  nuk ka më ndërtime të tyre. Vendet e zhvilluara e kanë lënë mbrapa këtë politikë të menaxhimit të mbetjeve duke i dhënë prioritet reduktimit të tyre, ripërdorimit, riciklimit dhe vetëm në fund ato që ngelen mund të groposen ose të digjen. Pra djegia është gjëja e fundit që mund të bëhet me mbetjet.

Problemi mjedisor, a zgjidhet nga inceneratori?

Impiantet e djegieve po shtohen në Shqipëri dhe sipas autoriteteve, kjo do të zgjidh problemet mjedisore me mbetjet. Por sipas specialistëve inceneratorët dhe landfillet nuk janë zgjidhja e duhur në menaxhimin e mbetjeve.  Sipas Komisionit Evropian politika e menaxhimit të integruar tregon që mbetjet nuk duhet të digjen, por në Shqipëri po ndodh e kundërta. Shqipëria ka miratuar një kontratë më Komisionin Evropian në vitin 2009, ku dhe u hartua një strategji për menaxhimin e mbetjeve. Qeveritë përkatëse financuan programe të reja për menaxhimin e mbetjeve, duke rikthyer shpresat për një Shqipëri të pastër. Por sot, qeveria ka porositur një strategji të re. Nga Evropa kanë mbërritur të tjerë ekspertë. Gjatë dekadës së fundit, Shqipëria e ka dyfishuar sasinë e mbetjeve. 7 për qind e tyre groposet. “Rritja e mbetjeve bashkiake për banor në Tiranë është e krahasueshme, ose më e lartë, se qytetet e mëdha të botës”, -thuhet në një raport të JICA-s, Agjencisë Ndërkombëtare Japoneze të Bashkëpunimit. Raporti i hartuar prej 11 ekspertësh japonezë ka mbërritur në Bashkinë e Tiranës që në 2012, por deri tani, askush nuk e ka zënë me dorë. Miliona euro të shpenzuara janë arkivuar. Në dhjetë vitet e fundit, sasia totale e mbetjeve në Europë, ka zbritur në 6 për qind, por në Shqipëri është dyfishuar. Duke qenë në këtë situatë alarmante me rritjen e prodhimit të mbetjeve, qeveria shqiptare ka vendosur që mbetjet të digjen. Për herë të parë, ajo aprovoi ndërtimin e tre inceneratorëve, fillimisht në qytetin e Elbasanit, më pas në Fier, e së fundi, muajin e shkuar, në Tiranë. Por ajo që për zyrtarët publikë është një zgjidhje, për ekspertët dhe grupet e interesit është një vendimmarrje gabuar, problematike.

Strategjia kombëtare, ku janë inceneratorët?

Strategjia Kombëtare e Mbetjeve është miratuar në vitin 2011 dhe incenerimi, pra djegia e kontrolluar mbetjeve, klasifikohet në fund të hierarkisë së menaxhimit të mbetjeve, pas reduktimit, ripërdorimit, dhe riciklimit. Sipas Strategjisë, radha e investimeve është në përputhje me hierarkinë e mbetjeve. Por në pamundësi për të respektuar hierarkinë, zyrtarët po ndryshojnë strategjinë. Por ndonëse në pamjaftueshmëri financiare, qeveria sidoqoftë, shpenzoi miliona nga buxheti në favor të koncesioneve të incenerimit. Për impiantin e djegies e Elbasanit u shpenzuan rreth 22 milionë euro. Pesë milionë euro më shumë u shpenzuan për inceneratorin e Fierit, rreth 50 milionë së bashku. Këto janë fonde publike, pra i paguan publiku. Por asnjë konsultim apo transparencë me publikun s’ka patur për këtë politikë ndaj mbetjeve dhe për dhënien e koncesioneve.  Qeveria po kërkon të hartojë një strategji të re, pasi vendimet janë marrë.

Eksperti i GIZ

Drejtuesi i projektit të menaxhimit të mbetjeve të GIZ-it, Hermann J. Glumm, në një intervistë të mëparshme për exit.al është shprehur se: “Qeveria duhet të na thotë se çfarë kërkon të bëjë”. Më tej ai vazhdon: “Direktiva evropiane është e qartë. Ajo mbështet ndarjen në burim dhe kryerjen e programeve të riciklimit”. “Incenerimi zbatohet prej shteteve të industrializuara, qeveritë e të cilave kanë kapacitete të larta kontrolluese dhe aftësi të trajtimit të mbetjeve”. Por mungesa e një platforme zbatimi dhe neglizhenca në menaxhimin e mbetjeve solli dështimin e këtyre objektivave. Shqipëria e humbi betejën me riciklimin dhe qeveria ka vendosur që ti djegë.

Riciklimi në botë

Sipas të dhënave të publikuara prej Forumit për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillimin, Gjermania riciklon 65 për qind të mbetjeve në vitin 2013, përpara se t’i dërgonte ato nëpër inceneratorë. Në Gjermani, për çdo material plastik apo shishe plastike të ricikluar ju mund të fitoni njëzet e pesë deri dhe shtatë cent respektivisht. Gjatë riciklimit të një produkti të vjetër për të ndërtuar një të ri, ne përdorim vetëm gjysmën e energjisë së nevojshme, ndërsa pas djegies së produktit të vjetër në incenerator, kostoja del 2 herë me e madhe. Studimi provon se falë riciklimit, emetohen në atmosferë vetëm 39 për qind të gazrave “serrë”, nëse nuk e prodhojmë produktin nga e para. Pra, riciklimi e ul ngrohjen globale me 39 për qind.

Kompania Fier

Në shtator të 2016, Integrated Technology Service Sh.p.k. dhe Energy 2 srl (një kompani e regjistruar në Itali) fituan të drejtën për ndërtimin e inceneratorit të Fierit. Më pas, ato ia transferuan këto të drejta një tjetër kompanie, të sapo themeluar: Integrated Technology waste Treatment Fier sh.p.k.

Dy kompani një adresë

Dhënia me koncesion për ndërtimin e incineratorëve në Elbasan e Fier nuk është gjë tjetër veçse një aferë korruptive e cila rëndon xhepat e qytetarëve. Pavarësisht se me administratorë të ndryshëm, si Albtek Energy ( koncesionari i Elbasanit) ashtu edhe Integrated Technology waste treatement Fier (fituesi i tenderit të Fierit) sipas Qendrës Kombëtare të Biznesit kanë të njëjtën adresë – Sky Tower, kati 13. Edhe adresa dytësore e regjistruar në QKB është e njëjtë  Elbasan, nënstacioni elektrik. Të dyja kompanitë kanë një kapital fillestar 100.000 Lekë, ndërkohë që do ndërtojnë impiante me një vlerë prej respektivisht 22 dhe 28 milion.

 

AAEAAQAAAAAAAAiVAAAAJDIzYTI1YTc5LTA0NGUtNGRhMi05MDk3LTNiMjAxMmQ2NGZmZQ

Agron Lamko: Mbetjet nuk duhet të digjen, duhet të riciklohen

Incenearorët janë me pasoja për ekonominë dhe për mjedisin dhe në botë sot nuk përdorën më. Edhe pse teknologjia është përmirësuar, sërish dëmet janë të pranishme. E mira e inceneratorëve është vetëm kur futen teknologji shumë të larta dhe djegia në temperatura të larta dhe me rendiment të mirë në prodhimin e energjisë. Sipas tij plehrat nuk janë mbetje për tu groposur dhe as për tu djegur, djegia e tyre është gjëja e fundit që mund të bëhet. Mbetjet duhet që të riciklohen dhe kjo fillon që nga ndarja në burim.

///////////////////////////////////////////////////////////////

Problematika me inceneratorin në Fier

Qyteti i Fierit është një nga qytetet e prekura nga ndërtimi i inceneratorit. Për këtë zonë ka një projekt i cili është gati për zbatim, por ende nuk ka filluar.  Protesta të shumta dhe reagime qytetare, kanë bërë që projekti të ndaloj. Duke kërkuar faktet për ndërtimin e impiantit të djegies së mbetjeve, zbuluam që ka disa pa rregullsi dhe shkelje ligjore. Në dokumentacionet që kemi shqyrtuar dhe duke e krahasuar me kuadrin ligjor, rezulton se ky incenerator ka mbetur pezull pasi problemet kanë qenë të shumta.

Për inceneratorin e Fierit rezulton se:

Nuk janë bërë tre konsultime me publikun dhe publiku ka kundërshtuar në të dyja vendndodhjet që janë miratuar për ndërtim. Edhe pse teknologjia mund te jetë e mirë, njerëzit nuk janë të bindur për këtë gjë se nuk është bërë informimi dhe pjesëmarrja e tyre në vendimmarrje. Nuk ka një Vendim të Këshillit të Ministrave për vendndodhjen e saktë të këtij inceneratori.

Nëse shikon raportin teknik të këtij impianti, problematika mjedisore është shqetësuese pasi kompania fituese nuk reflekton emetimet e mundshme që do të bëj ky incenerator, por jep emetimet standarde që njihen nga direktiva  2017 e Bashkimit Europian. Dhe nuk jep emetimet e pritshme të gazrave që do të jap inceneratori në Fier, dhe kjo shkakton dyshim dhe  pasiguri tek njerëzit.

Nuk ka një vendim të thelluar të ndikimit në mjedis, për këtë incenerator. VNM është bërë jashtë afateve kohore, është bërë brenda dy javëve!!! Ndikimi në mjedis duhet që të ketë në brendësi dhe mendimin e publikut, konsultimin që është bërë me të, gjë që për këtë incenerator nuk është.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s